LAJME

Xavier de Marnhac dhe Gilles Janvier lavdërojnë punën e policëve dhe të doganierëve të EULEX-it në veri të Kosovës

27 tetor 2011

Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ka vizituar Portën 1 dhe atë 31 në Jarinje dhe në Brnjak së bashku me z. Gilles Janvier, shef i stafit i Planifikimit Civil dhe Mundësive Operacionale (PCMO) që i mbikëqyrë të gjitha misionet civile të BE-së. Z. Janvier ishte në vizitë të rregullt disaditore në Kosovë dhe pati takime pune me të gjitha komponentet e EULEX-it.

Video

Z. Janvier dhe z. de Marnhac shkuan tek portat për t’u njoftuar me gjendjen aktuale në terren dhe për t’u takuar me policët dhe doganierët e EULEX-it. Stafi i EULEX-it njoftoi z. Janvier dhe z. de Marnhac për të rejat e fundit lidhur me përparimin e bërë në përmirësimin e kushteve të jetesës në Portën 1 dhe me punët përgatitore për riparimin dhe rindërtimin e portës, objektet e së cilës u dëmtuan gjatë incidenteve të dhunshme në fund të korrikut. Në porta, EULEX-i është duke punuar ngushtë me ushtarët e KFOR-it.

Z. de Marnhac tha:

“Është shumë e rëndësishme për ne që të flasim me policët dhe doganierët dhe të dëgjojmë për punën e tyre drejtpërdrejt nga ta. Ata janë duke e kryer një punë të rëndësishme për ta mbështetur sundimin e ligjit në rrethana sfiduese. Dëshiroj t’i falënderojë policët dhe doganierët tanë për punën e tyre të vazhdueshme të palodhshme.

Në të dy portat, doganierët dhe policët e EULEX-ut janë duke punuar për ta zbatuar marrëveshjen për vulat doganore, e cila është arritur në Bruksel më 2 shtator në kornizën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja.

       
Foto: