|
|
19 shtator, 2011
Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, i ka vizituar pikëkalimet 1 dhe 31 në Jarinje dhe Bërnjak. Ai u takua me pjesëtarë të EULEX-it, KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës. Ai e përgëzoi EULEX-in për punën e tij, si dhe e falënderoi KFOR-in për mbështetjen e dhënë.
|
‘Policët dhe Doganierët e EULEX-it, në bashkëpunim të ngushtë me ushtarët e KFOR-it, ndodhen këtu për ta përkrahur sundimin e ligjit në këtë pjesë të Kosovës. Unë i përgëzoj ata për përkushtimin dhe punën e tyre në këto kushte të vështira,” tha de Marnhac.
Të dy pikëkalimet janë teknikisht të gatshme për të qenë plotësisht funksionale, mirëpo barrikadat të cilat janë vendosur në afërsi po e pengojnë hapjen e tyre. De Marnhac bëri thirrje për heqjen e barrikadave:
‘Kjo po i dëmton qytetarët. Ne e kemi ndërmarrë këtë hap me qëllim të përmirësimit të qarkullimit të mallrave dhe mundësisë që ata (qytetarët) të kenë qasje në to, kështu që unë mendoj se çdo hap i cili e pengon këtë gjë është thjeshtë kundër popullatës,” shtoi shefi i EULEX-it.
Bashkësia ndërkombëtar, duke e përfshirë BE-në dhe NATO-n, i ka mbështetur përpjekjet për rikthimin e marrëdhënieve tregtare normale dhe heqjen e embargove tregtare.
| Foto tjera: | |||
![]() |
![]() |
![]() |
|
![]() |
|||