|
|
Prizren, 9 shtator 2011
MMK (monitorimi, mentorimi dhe këshillimi) i institucioneve vendase përbën pjesën më të madhe të punës së EULEX-it.
![]() |
|
|
Një shembull i vërtetë i mënyrës së zhvillimit të MMK-së mund të gjendet në Prizren ku prokurori i EULEX-it Cezary Michalczuk i ka organizuar një varg të punëtorive dhe të seminareve ku janë shqyrtuar aspektet e ndryshme të përgjegjësive të prokurorive.
Çështja e masave të konfiskimit që janë në dispozicion të prokurorëve ishte tema e punëtorisë së tretë të organizuar nga Michalczuk. (Dy temat e para kishin të bënin me përgjimin e telekomunikacionit dhe me ndihmën juridike ndërkombëtare.) Kjo temë është sepse prokurorët në mbarë Kosovën nuk i zbatojnë shpesh dispozitat përkatëse të Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Pjesëmarrësit kryesorë në seminarin i cili u mbajt në Prizren ishin prokurorët komunal dhe ata të qarkut.
Në qendër të vëmendjes ishte procedura paraprake, domethënë gjurmimi dhe identifikimi i aseteve, bashkëpunimi me policinë, vetë konfiskimet, etj., edhe pse u theksua, po ashtu, edhe roli i prokurorit në gjykim.
Sipas Michalczuk: “Qëllimi është që të ofrohet një kurs freskues për prokurorët lidhur me legjislacionin e zbatueshëm për konfiskim dhe të kërkojmë nga ata ta zbatojnë atë në raste të caktuara. Kursi duhet t’i inkurajojë ata që t’i zbatojnë ligjet për konfiskim në mënyrë më pro aktive, veçanërisht ta vënë në shënjestër kriminalitetin e rëndë.”
Qëllimi i këtyre seminareve është përafrimi i sistemit të drejtësisë të Kosovës me standardet evropiane.