LAJME

Andy Sparkes vizitoi Portën 1 dhe 31

8 gusht 2011

Më 8 gusht Andy Sparkes, shef në detyrë i EULEX-it, vizitoi Portën 1 dhe 31. Portat janë aktualisht zona ushtarake, në të cilat rol kryesor ka KFOR-i dhe EULEX-i është i pranishëm në të dy portat.

Stafi i EULEX-it në porta e informoi Andy Sparkes lidhur me gjendjen e cila mbetet e qetë por ende e brishtë. Sparkes shprehu mbështetjen e tij të plotë për stafin e EULEX-it dhe për KFOR-in, roli i të cilit është të sigurojë paqe, stabilitet dhe liri të lëvizjes në veri.

EULEX-i ka dërguar një numër të madh të patrullave policore në Mitrovicë për të garantuar siguri personale për të gjithë banorët, në veçanti në zonat shumetnike.

Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime lidhur me vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës , lidhur me incidentet e tjera të rënda të tentim vrasjes së pjesëtarëve të PK-së me anë të armëve të zjarrit, në të cilin rast është shkaktuar rrezik i përgjithshëm përmes përdorimit të një mjeti eksploziv të hedhur në kolonën e PK-së dhe lidhur me incidentet e rënda të cilat kanë të bëjnë me Portën 1 dhe 31. Këto hetime janë në fazën e mbledhjes së provave. Hetimet janë duke i kryer së bashku Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës dhe udhëhiqen nga prokurorët e EULEX-it.