|
|
28 korrik 2011
EULEX-i ka dënuar dhunën që ka ndodhur në pjesën veriore të Kosovës gjatë natës ndërmjet datës 27-28 korrik. personeli i EULEX-it dhe i KFOR-it ishte në shënjestër ndërsa ishte sulmuar porta 1 në Jarinjë. Pas dhunës, KFOR-i mori nën kontroll të dyja portat. Policia speciale e EULEX-it po ashtu është e pranishme në të dyja portat.
“Dhuna është krejtësisht e papranueshme. E vetmja mënyrë e shkuarjes përpara, e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë çështje është përmes dialogut,” tha zëdhënësi kryesor i EULEX-it, Nicholas Hawton.
Policia speciale e EULEX-it ka shpeshtuar patrullimet veçanërisht në mjediset e banuara me popullatë shqiptare dhe në mjediset me popullatë të përzier. Qëllimi i tyre është që të ofrohet një siguri më e madhe për popullsinë që jeton në këtë anë.
EULEX-i ka apeluar për qetësi dhe është duke i inkurajuar të gjitha palët që të bisedojnë mes vete me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së këtyre problemeve.