|
|
19 korrik 2011
Një ekip i përbërë nga 8 zyrtarë policor të Kosovës dhe 13 zyrtar policor ndërkombëtar të EULEX-it e kanë përmbyllur një program pune (pjesë e katalogut të veprimeve) për menaxhimin e patrullave. Si pjesë e këtij programi të punës ishte edhe trajnimi gjithëpërfshirës prej 40 orëve për menaxhimin e patrullave, i cili u ndoq nga 645 udhëheqës policor të nivelit të parë. Rezultatet e këtij programi të punës u prezantuan për publikun nga EULEX-i dhe PK-ja më 15 korrik.
Kapiteni Fazli Rugova duke trajnuar udhëheqësit e nivelit të parë të PK-së
Klaus Richard duke folur me pjesëtarët e ekipit realizues të PK-së
Fazli Rugova gjatë prezantimit të përmbylljes së veprimit për avancimin e menaxhimit të patrullave
Klaus Richard duke prezantuar rezultatet përfundimtare për publikun
Katalogu i veprimeve të EULEX-it: menaxhimi i avancuar i patrullave
Patrullimi përbën një nga detyrat thelbësore të çdo organizate policore në botë. Këta policë janë ‘çizmet e policisë në terren’, ata janë prania e dukshme e policisë për njerëzit në rrugët dhe lagjet e tyre dhe në të shumtën e rasteve janë të parët që arrijnë në vendndodhjen e ndonjë krimi. Përveç kësaj, policët në patrulla mund t’i vërejnë shenjat e hershme të ndonjë problemi, trazire apo aktiviteti kriminal.
Si pjesë e katalogut të veprimeve të EULEX-it për të monitoruar, mentoruar dhe këshilluar Policinë e Kosovës, menaxhimi i patrullave është identifikuar si një nga fushat me prioritet që ka nevojë për mbështetjen e EULEX-it. Në vjeshtën e vitit 2010 u formua një ekip i përbashkët i përbërë nga PK-ja dhe EULEX-i për të mbikëqyrur zbatimin e këtij programi që ka për qëllim avancimin e patrullimit policor në tërë Kosovën.
Rëndësia e udhëheqësve të nivelit të parë
Këshilltari nga EULEX-i i Shefit të stacionit policor në Shtime, Klaus Richard, ka bashkë-drejtuar ekipin i cili e zbatoi këtë program. Së bashku me kolegun e tij nga PK-ja, Kapitenin Fazli Rugova ai e mbikëqyri programin e përmirësimit të menaxhimit të patrullave. Ai sqaron: “Ne gjetëm se shumica e përmirësimeve do të mund të arriheshin në nivelin e parë të udhëheqësve. Këta zyrtar policorë të cilët menaxhojnë nga 5 deri në 10 policë nëpër stacionet policore gjithandej Kosovës. Problemet e patrullimit policor shpesh burojnë nga ky nivel: mungesa e planifikimit dhe regjistrit të turneve për kryerjen e patrullave, menaxhim i dobët i informacioneve të inteligjencës dhe incidenteve e po ashtu, sigurimi jo i duhur i vendndodhjes së krimit, etj. Kemi vërejtur se shumë nga këto probleme kishin të bëjnë me menaxhimin. Programi ynë i punës është formuluar për t’i ofruar udhëheqësve të nivelit të parë mjetet dhe shkathtësitë që ata t’i menaxhojnë në mënyrë më të mirë ekipet e tyre të policëve në patrullë.”
Pjesëmarrje 100% e PK-së në Veri
Ekipi realizues i Klausit dhe Fazliut e ka përgatitur në detaje një procedurë standarde të punës (PSV) për t’i ofruar udhëheqësve të këtij niveli udhëzime dhe direktiva të qarta për detyrat e tyre si udhëheqës. Trajnimi për menaxhim i cili u mbajt nga trajnuesit brenda organizatës së PK-së, ishte organizuar për një numër prej gjithsej 645 zyrtarësh policor. Një nga sukseset më të mëdha të këtij projekti ishte pjesëmarrja e zyrtarëve policor nga veriu i Kosovës. Pjesëmarrja e policëve të ftuar në trajnim nga regjioni i Mitrovicës arrinte deri në 100%.
Dukshëm me shumë pika të ndalimit dhe kontrollit policor
Klaus Richard është i kënaqur me rezultatet e arritura: “Në kemi monitoruar, mentoruar dhe këshilluar për së afërmi Policinë e Kosovës në zbatimin e këtij projekti. Nga faktet që kemi mbledhur përmes sondazheve tona, aktiviteteve monitoruese, si dhe punës së këshilltarëve të EULEX-it nëpër stacionet lokale të policisë, kemi vërejtur se është arritur një përparim në patrullimin policor. Patrullat policore tani kryhen në mënyrë më të strukturuar dhe më të përqendruar, administrimi i incidenteve ka shënuar një përmirësim e gjithashtu inteligjenca tani shkëmbehet me ekipet hetuese të policisë. Ajo çfarë njerëzit në Kosovë mund të vërejnë më shumë është shtimi i pikave të ndalimit dhe kontrollit të shpejtësisë nëpër rrugë.”