English        Shqip      Srpski
Rule of Law Handbook
Change Textsize   Print this Article

Ç’është EULEX-i ?

 

Hyrje:

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) është misioni më i madh civil deri më tani i Politika e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP).  Synimi kryesor i tij është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Qëllimi i misionit nuk është të sundoj apo të administroj në Kosovë. Ky është një mision teknik i cili do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë përderisa do të mbajë një numër të kufizuar të kompetencave ekzekutive. EULEX vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel.

Fakte:

Personeli i përgjithshëm: rreth 3,000 (1,900 ndërkombëtarë, 1,100 vendor)
Buxheti: 205 milion euro për 16 muajt e parë
Shefi i misionit: Xavier Bout de Marnhac
Selia kryesore: Prishtinë, Kosovë
Shtetet kontribuuese: të gjitha shtetet e BE-së si dhe Norvegjia, Zvicra, Turqia, Kroacia, dhe SHBA-të. Mund të bashkëngjiten edhe shtetet e tjera.

Deklarata e Misionit:

Misioni i CSDP-së (Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje) do t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës, autoritetet e gjyqësisë dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies. Ky mision do ta zhvillojë dhe përforcojë edhe më tej sistemin e drejtësisë shumë-etnike, të pavarur, si dhe një shërbim policor dhe dogana shumë-etnike, duke siguruar që këto institucione nuk janë të ndikuara politikisht dhe i përkrahin standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane. Misioni, në bashkëpunim të plotë me Programet për Asistencë të Komisionit Evropian, do ta zbatojë mandatin e tij përmes monitorimit, udhëzimit dhe këshillimit, duke mbajtur edhe disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive. 

Baza Ligjore: