Më 10 prill 2006, Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi ta themelojë Ekipin Planifikues të bashkimit Evropian (EUPT) për të bërë përgatitjet për një operacion të ardhshëm të BE-së mbi menaxhimin e krizës në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. EUPT-ja ka rreth 80 ndërkombëtarë dhe 55 vendorë të strukturuar në katër ekipe: Zyra e shefit të ekipit planifikues, ekipi i policisë, ekipi i drejtësisë dhe ai i administratës. EUPT-ja ka shtruar rrugën për misionin e EULEX-it. Një punë e mbetur e EUPT-së do të vazhdojë ta mbështesë ndërtimin e EULEX-it, kryesisht në fushën financiare dhe atë të prokurimit.