English        Shqip      Srpski
 
Change Textsize   Print this Article

Mbrojtja edhe me tytë të pistoletës

Nga Alexandra George
05 janar, 2010

Personeli i Doganave të EULEX-it praktikojnë gjuajtjen me armë
 

“Përkundër ndjenjës së shqetësimit në fillim për atë se bartja e armës është kuptuar si një gjë provokuese, sipas mendimit tim përvoja profesionale e instruktorëve ka shërbyer si ndihmesë në mënjanimin e frikës kundrejt armëve,” theksoi Asta Tuunanen nga Finlanda e angazhuar si Monitorues Mobil në kuadër të EULEX-it.

Ajo ka qenë njëra nga 16 Zyrtarët e Doganës nga ekipet mobile të EULEX-it dhe Monitoruesit e Doganës të angazhuar në Vendkalimin kufitar 1 dhe 31, të cilët kanë marrë pjesë në një trajnim për përdorimin e pistoletës Glock-17, në selinë e përparshme qendrore të policisë së EULEX-it gjatë muajit dhjetor. Ky kurs është mbajtur nga zyrtarët e sigurimit të EULEX-it.

Në kuadër të këtij trajnimi ka pasur edhe ligjërata teorike, tema se si të përdoret pistoleta Glock 17, rregulla nga lëmi i balistikës dhe sigurimit të armës, si dhe dy ditë ushtrime praktike të qitjes dhe gjuajtjes në shenjë në poligonin e qitjes në Sllatinë. Qëllimi? Mbrojtja personale e zyrtarëve.

Gjithsej rreth 60 punonjës të kontraktuar të EULEX-it do ta kryejnë trajnimin për armë, ku kryesisht do të jenë ata që mbajnë pozita ekzekutive e që kërkohet të jenë të armatosur, ka shpjeguar Josef Vatavuk, Zyrtar për Siguri në Misionin e EULEX-it, përgjegjës për trajnim.

Për tri femrat në këtë kurs - Asta Tuunanen, Darja Suna dhe Juliya Amelina, dy të fundit nga Letonia të angazhuara si Monitorues të Doganës në vendkalimet kufitare 1 dhe 31, ky ishte ballafaqimi i parë me përdorimin e një arme. Znj. Tuunanenen, e cila ka punuar në një port në Helsinki për 15 vite, përmend se: “Në Helsinki kam qenë në vijën e parë por asnjëherë nuk kam përdorur armë. Ne kemi qenë të pajisur vetëm me prej lotsjellës dhe pranga.”

Pjesëmarrës të tjerë si Gines Sanchez, Monitorues i Doganës në EULEX, për herë të parë ka bartur armë në vitin 1983 kur ai i është bashkuar Servicio de Vigilancia Aduanera, (Shërbimi për Vëzhgim i Doganës). Ai e mbështetë armatosjen e Zyrtarëve të angazhuar në komponentin e Doganës të EULEX-it: “Është e rëndësishme që njësia lëvizëse të bartin armë, për shkak se ata nganjëherë punojnë me Ekipet Fleksibile Kundër Kontrabandës në kuadër të Doganës së Kosovës (EFKK/FAST) të cilët po ashtu janë të armatosur. Në këtë mënyrë pjesëtarët e njësisë EFKK nuk kanë nevojë të na sigurojnë neve.” Ekipet EFKK në kuadër të Doganës së Kosovës kanë në qendër të vëmendjes luftimin e kontrabandës dhe krimin e organizuar.

Ditën e dytë, në poligonin e qitjes, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të njoftohen me rregullat themelore sikurse përshtatja e shikimit gjatë marrjes në shenjë, kontrollimi i këmbëzës për shkrehje, nxjerrja e revoles nga këllëfi, ushtrimi i “pozitës së gatishmërisë” dhe i gjuajtjes në shenjë.

Ditën e tretë gjatë certifikimit, është kërkuar nga pjesëmarrësit të demonstrojnë si përdoret pistoleta Glock 17. Pastaj, është mbajtur testi me shkrim për përdorimin e armës dhe për Procedurat Standarde të Veprimit për përdorimin e armës.

Një pajtim i përgjithshëm në mes të 16 zyrtarëve të intervistuar ka qenë se bartja e armës ju ka dhënë atyre një siguri të re. Për Terence Read, Zyrtarë i komponentit të Doganës në kuadër të EULEX-it: “Mendoj se trajnimi e ka vënë komponentin e doganës në një pozitë të barabartë me kolegët tonë vendor, sikurse edhe ndërmjet PK dhe Policisë së EULEX-it. Ideja për mbrojtje personale na ka bërë të ndihemi më të sigurt dhe paraqitjen tonë do ta bëjë më profesionale.”

Përveç Vatavuk, trajnerët tjerë të EULEX-it ishin Matthias Schmiel, ekspert për armë, Milen Dimitrov, Zyrtari në kuadër të Misionit përgjegjës për Mbështetje Teknike dhe për Armë, Ivan Sucic, Zyrtari i Sigurisë për Mbrojtje të Afërt. Për Vatavuk, udhëheqës i ekipit: “Kursi ka qenë vetëm fillimi, posaçërisht pasi që disa pjesëmarrës kjo ishte hera e parë që kanë përdorur armë. Për të zhvilluar edhe më shkathtësitë e tyre, ata kanë nevojë për më shumë ushtrime pasi që aftësimi e ngrit besimin për të reaguar ndaj ndonjë kërcënimi serioz për jetë. Taktikat e avancuara për përdorim të armëve nënkuptojnë se kundërshtari i juaj duhet të reagojë përballë veprimit tuaj e jo anasjelltas.”

Përderisa të intervistuarit thanë se asnjëherë nuk janë ndjerë të rrezikuar gjatë kohës sa janë duke shërbyer në Kosovë, përfshirë këtu edhe zyrtarët e vendosur në vendkalimet kufitare 1 dhe 31, sidoqoftë, ky trajnim për armë ka për qëllim t’i përgatis zyrtarët për zbatimin e kompetencave ekzekutive në kuadër të komponentit të Doganës së EULEX-it. “Ky trajnim i dobishëm ju ka mundësuar atyre që të mund ta mbrojnë veten gjatë luftimit të krimit të organizuar,” theksoi Brian Richard, Udhëheqës i Ekipit Lëvizës të komponentit të Doganës në EULEX.