English        Shqip      Srpski
Procedurat ne vendkalime

TV Seria: Drejtësia në Një Minutë

Justice in One Minute!
Na ndiqni:

Change Textsize   Print this Article

Komponenti i Doganave i EULEX-it  

Shërbimi doganor në Kosovë është një shërbim i ri dhe ambicioz. Sikur shërbime tjera doganore të Ballkanit perëndimor, shërbimi doganor i Kosovës po e vë në prioritet perspektivën e vet evropiane për tu radhitur përkrah standardeve evropiane.
Personeli im dhe unë kemi njohuri gjithëpërfshirëse për punën doganore të BE-së. Jam i sigurt që personeli i komponentit doganor të EULEX-it do të jep një kontribut të rëndësishëm dhe të ndihmojë për të siguruar që shërbimi doganor në Kosovë mund t’i arrijë objektivat e saja për të mirën e shoqërisë dhe njerëzve të sajë. Në këtë komponentë do të punojnë 27 ndërkombëtarë dhe 19 vendorë.

Në një botë me ndryshime të shpejta, ku tregtia globale po bëhet shumë e rëndësishme, është jetike që shërbimi doganor t’i bëjë dy gjëra: ta ndihmojë tregtinë e arsyeshme për të mbështetur një ekonomi të fuqishme; dhe, të bëjë zbatim efikas të ligjit për të parandaluar dhe zbuluar tregtinë ilegale. Duke e luftuar tregtinë e paligjshme në bashkëpunim me agjencitë tjera për zbatimin e ligjit gjithashtu shërbimi doganor i kontribuon luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar dhe ndihmon për t’i mbrojtur të drejtat pronës intelektuale.                   

Shërbimi doganor i Kosovës do të jetë "në ulësen e ngasësit". Komponenti doganor i EULEX-it do të monitorojë, udhëzojë dhe këshillojë shërbimin, dhe, kur është e nevojshme, do të ushtrojë përgjegjësi ekzekutive ligjore në ekipe të përziera të ndërkombëtarëve dhe personelit të shërbimit doganor. Edhe EULEX-i do të bashkëpunojë me programet e komunitetit evropian për doganat.   

Së bashku me ekipin tim, pres me padurim t’i ndihmojë shërbimit doganor të Kosovës në përparimin e saj drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies duke  zhvilluar dhe përforcuar edhe më tej një shërbim doganor shumë-etnik, pa ndërhyrje politike dhe i cili i përkrahë standardet e njohura ndërkombëtare  dhe praktikat më të mira evropiane.  

 
Michael Marsden
Shef i Komponentës së Doganave