One of Us

One of Us

Çfarë është duke bërë këtyre ditëve ish-pjesëtari vendas i EULEX-it?

06 mars 2019

Dëgjoni nga Ilir Morina lidhur me përvojën e tij të punës në EULEX dhe për karrierën e tij tani si prokuror kosovar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Ai e filloi karrierën e tij si Këshilltar Ligjor në Prokurorinë e EULEX-it në Gjilan kurse më vonë u bë pjesë e Zyrës së Kryeprokurorit të EULEX-it në Prishtinë. Në vitin 2011, për shkak të përvojës paraprake të tij ai u caktua të punojë me Njësinë Këshilluese për KPK-në që sapo ishte formuar në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Pas kësaj, ai ishte ri-caktuar që të punojë në Prokurorinë Speciale të EULEX-it (PSRK), kryesisht në njësinë e përzier të PSRK-së. Në të njëjtën kohë, Iliri gjithashtu ishte duke punuar edhe me prokurorët e Njësisë kundër Krimit të Organizuar, Njësisë kundër Krimeve të Korrupsionit dhe Njësisë për Rastet e Krimeve të Luftës.

“Të qenit pjesë e Misionit EULEX kishte ndikim pozitiv në mua dhe në kolegët e mi si në jetën time profesionale ashtu edhe në atë personale. Duke punuar në një mjedis shumë-kulturor pata mundësinë që të zhvillohem si njeri dhe si jurist. Derisa punon në një mjedis të këtillë, mund të mësosh shumë nga perspektivat e ndryshme të sistemit ligjor të BE-së si dhe nga kulturat dhe mendësitë e ndryshme. Unë mendoj që për një jurist të ri puna në mjedisin e EULEX-it paraqet mundësinë më të mirë për ta zhvilluar karrierën profesionale, për të përfituar përvojë nga llojet e ndryshme të perspektivave të sistemeve ligjore dhe t’i identifikojë mangësitë dhe kufizimet, si dhe praktikat më ët mira. Këto praktika më të mira pastaj mund të aplikohen në sistemin ligjor të Kosovës për të siguruar që praktikat vendase të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse mendoj se pjesëtarët vendas që punojnë për EULEX-in mund të jenë gjithmonë një pasuri e vlefshme për institucionet e Kosovës.”

“Arsimimi im vjen nga një sistem ligjor tejet i brishtë i cili është munduar që të shkëputet nga ombrella e sistemit të mëparshëm të praktikave dhe mendësisë ligjore. Derisa kam punuar në EULEX unë pata mundësi që të mësoj dhe të fitoj përvoja nga prokurorë profesionalë të vendeve të ndryshme. Kjo ka ndikuar në mënyrën time të menduarit juridik; mënyrën se si ta bëj vlerësimin e një çështjeje ligjore në një dimension më ndryshe dhe më pas të jap një rekomandim dhe përfundim të duhur lidhur me një temë të caktuar. Për shembull, duke punuar në PSRK për rastet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe disa raste të krimeve të luftës me një ekip të prokurorëve të shkëlqyeshëm më ka ndihmuar që t’i zhvilloj dhe avancoj shkathtësitë profesionale të mija për teknikat e hetimit/ndjekjes penale të rasteve të ndërlikuara, gjë e cila më ka sjellë deri te pozita ime e tanishme si Prokuror.”

Pasi u largua nga EULEX-i,  Iliri punoi si Ekspert i ri me afat të caktuar në një projekt të BE-së në mbështetje të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Qëllimi i këtij projekti ishte që të përkrahet gjyqësori kosovar në rritjen e pavarësisë së tij dhe përmirësimi i performancës së tij në përputhje me standardet e BE-së.

Iliri tani është prokuror kosovar në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në të cilën pozitë atë e emëroi Presidenti i Kosovës në dhjetor të vitit 2016. Menjëherë pas kësaj, ai e kreu Programin e Trajnimit Fillestar 12 mujor për prokurorët e emëruar në Akademinë e Drejtësisë të Kosovës.

Në ndërkohë, në korrik të vitit 2018, atij iu nda një bursë nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë për ta vijuar Programin për Magjistraturë (LLM) në “Wake Forest University School of Law”, në Karolinën e Veriut, SHBA.