Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Studentët e masterit nga Vjena u pritën në EULEX

17 janar 2019

Zëvendës-Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, e priti një grup prej 120 studentëve të nivelit master për të Drejta të Njeriut nga Qendra Ndëruniversitare Evropiane (EIUC) dhe nga Shkalla Master Evropiane për të Drejta të Njeriut dhe Demokratizim (EMA) të cilët e vizituan EULEX-in sot.

Këta studentë u përfshinë në diskutime gjatë një prezantimi interaktiv për mandatin e ri të EULEX-it dhe për punën e këtij Misioni në përkrahje të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit.

Gjithashtu, Këshilltarja Politike e EULEX-it Ismije Beshiri, Zyrtarja për të Drejta të Njeriut e EULEX-it Valentina Vitali, si dhe Zëdhënësja e EULEX-it Ioanna Lachana, e paraqitën një pasqyrë të përgjithshme për situatën politike në Kosovë, për punën e Zyrës Ligjore dhe për të Drejta të Njeriut të EULEX-it, si dhe në përgjithësi për veprimtarinë e këtij Misioni.

Pyetjet dhe diskutimet e shumta që pasuan, edhe një herë e treguan rëndësinë e bashkëbisedimit me të rinjtë për promovimin e sundimit të ligjit dhe përkushtimit të Bashkimit Evropian në këtë fushë.