Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Shefja e Misionit EULEX u takua me Panelin për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut

16 janar 2019

Më 15 janar, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, u takua me anëtarët e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PSHDNJ), një mekanizëm i jashtëm i pavarur i themeluar për t’i shqyrtuar të gjitha shkeljet e pretenduara të drejtave të njeriut nga EULEX Kosova gjatë ushtrimit të mandatit ekzekutiv të tij.

Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për ta ri-konfirmuar bashkëpunimin pozitiv ndërmjet PSHDNJ-së dhe EULEX-it, si dhe për t’i diskutuar një numër të çështjeve me interes të përbashkët për të siguruar që PSHDNJ-ja të mund të vazhdojë me zbatimin e mandatit jashtëzakonisht të rëndësishëm të tij.

“Unë pres të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me anëtarët e PSHDNJ-së për ta mbështetur llogaridhënien në punën e EULEX-it”, tha Papadopoulou.