Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Alexandra Papadopoulou e priti ambasadorin çek në EULEX

18 dhjetor 2018

Sot, në selinë e EULEX-it Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou e priti të Ngarkuarin e ri me punë të Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Ambasadorin Pavel Bílek.

Papadopoulou dhe Ambasadori Bílek shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me situatën aktuale politike dhe të sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe për mënyrën se si mund të ndihmohen më së miri autoritetet lokale nga aktorët e BE-së në terren për të shënuar progres në perspektivën evropiane të tyre.