Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i mori pjesë në Dialogun Strategjik Rajonal të nivelit të lartë mbi tregtinë e paligjshme në Evropën Juglindore

10 dhjetor 2018

Më 5 dhe 6 dhjetor, një përfaqësues i EULEX-it mori pjesë në Dialogun Strategjik Rajonal të nivelit të lartë mbi tregtinë e paligjshme në Evropën Juglindore (Dialogu Strategjik Rajonal) i organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sirakuzës për Drejtësinë Penale dhe të Drejtat e Njeriut.

Dialogu Strategjik Rajonal mblodhi bashkë ministra, zyrtarë të lartë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm rajonalë dhe ndërkombëtarë nga e gjithë Evropa Juglindore, të cilët diskutuan për sfidat e përbashkëta dhe mundësitë strategjike në luftën kundër tregtisë së paligjshme, që është një prej kërcënimeve globale më të rënda.

Objektivat e Dialogut Strategjik Rajonal ishin të dyanshme: në njërën anë, ndërtimi i njohurive dhe vetëdijesimit për tregtinë e paligjshme si një fenomen ndër-sektorial dhe në anën tjetër, shfrytëzimi i ekspertizës dhe njohurive të partnerëve kombëtarë për ta krijuar një botëkuptim më të plotë të anëve të forta, dobësive, mundësive dhe kërcënimeve rajonale në luftën kundër tregtisë së paligjshme, duke nxitur kështu bashkëpunimin ndërmjet palëve kombëtare dhe ndërkombëtare.