Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Donacion nga stafi i EULEX-it për Kryqin e Kuq të Kosovës

08 shkurt 2018

Sot, në selinë e EULEX-it Shefja e Misionit zj. Alexandra Papadopoulou takoi Kryetarin e Kryqit të Kuq të Kosovës Prof. Adem Nura. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Bordit Këshillues Rekreativ të EULEX-it dhe përfaqësuesit e kontingjenteve nacionale.

Shefja e Misionit EULEX dorëzoi donacionin në shumë prej 5,155.00 euro Kryetarit të Kryqit të Kuq të Kosovës. Shuma e dorëzuar është grumbulluar gjatë një evenimenti të bamirësisë të organizuar nga kontingjentet e EULEX-it dhe pjesëtarët vullnetarë nga stafi vendas.

“Ky donacion është nga stafi i EULEX-it, ashtu si në vitet e kaluara. Jam e sigurt se donacioni është në duar të duhura dhe do të përdoret siç është më së miri për ata që kanë më së shumti nevojë për ndihmë”, tha Shefja e Misionit gjatë ceremonisë së dorëzimit të donacionit.

Pothuajse 2,000 euro më shumë se donacioni i vitit 2016, ky eveniment i bamirësisë është bërë tipar ‘tradicional’ i njohur i përpjekjeve kontribuuese të Misionit për iniciativat në ndihmë të qytetarëve të Kosovës në nevojë.

Falënderim për Bordin Këshillëdhënës Rekreativ të EULEX-it dhe kontingjenteve nacionale për suksesin e kësaj ceremonie.