European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Sektori Ekzekutiv Sektori i Fuqizimit Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Multimedia

Zëvendës-Shefi i Misionit EULEX e priti ZV-Komandantin e ri të KFOR-it

04 tetor 2017

Sot, Zëvendës Shefi i EULEX-it, Bernd Thran u takua me Zëvendës Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Brigade Janos Csombok, të cilin e prezantoi zyrtarisht Zv. Komandanti në largim i KFOR-it, Gjeneral Brigade Christian Riener.

Z. Thran fillimisht e falënderoi Gjen.Brig. Riener për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, bashkërendimin dhe shkëmbimin e informatave gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë, për të cilën gjë Gjen.Brig. Riener nënvizoi se ka qenë jashtëzakonisht me rëndësi që këto dy organizata ta kenë një pasqyrë të qartë të situatës.

Zv. Komandanti i ri i KFOR-it, Gjen.Brig. Csombok, nënvizoi se modeli i tanishëm i bashkëpunimit të mirë me siguri do të vazhdohet dhe se ai ishte i gatshëm që ta vazhdojë më tej këtë bashkëpunim.

Prapa

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +383 (0) 38 78 2000 Fax: +383 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu