Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Zv. shefi i Misionit EULEX i njoftoi akademikët lidhur me EULEX-in dhe Kosovën

06 shtator 2017

Zëvendës Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, në selinë e EULEX-it u takua sot me një numër të akademikëve nga e mbarë Evropa, duke e përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Maison de l’Europe Strasbourg-Alsace (MESA), Martine Schneider, dhe Kreun e Akademisë në Europa Zentrum Baden-Wuttemberg, Ina Rubbert.

Z. Thran i njoftoi të pranishmit lidhur me mandatin e EULEX-it dhe çështjet e përgjithshme në Kosovë. Ky takim ishte pjesë e punëve paraprake për një projekt të përbashkët që synon shkëmbimin e të rinjve dhe studentëve ndërmjet Gjermanisë, Francës, Kosovës dhe Moldavisë.