Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i i priti studentët nga Universiteti i Majamit në selinë e këtij misioni

26 korrik 2017

Sot, EULEX-in e vizituan studentët nga Ohajo për një varg ligjëratash nga zyrtarë të EULEX-it, si pjesë e një programi studimor veror të organizuar përmes bashkëpunimit ndërmjet agjencisë elektronike të lajmeve KosovaLive dhe Universitetit të Majamit.

Fillimisht ata u pritën nga Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, e cila e bëri një prezantim të Misionit të EULEX-it për Sundimin e Ligjit në kuadër të kontekstit të përgjithshëm evropian.

Studentët e shkencave sociale dhe të gazetarisë nga Shefja e Sektorit Ekzekutiv Katja Dominik dhe Vincenzo Lattanzi, si dhe Martin Cunningham, Shef i Sektorit për Fuqizim dëgjuan për rolet përkatëse të këtyre dy sektorëve në kuadër të Misionit. Naim Hajdari, Këshilltar Politik në EULEX, më pas u foli më hollësisht lidhur me spektrin e përgjithshëm politik në kuadër të cilit funksionon EULEX. 

Studentët u angazhuan me diskutimet e tyre lidhur me punën teknike dhe sukseset e këtij mandati, si dhe për sfidat gjatë zbatimit të tij. Në veçanti, ata u interesuan për punën e EULEX-it që ka të bëjë me fokusin e programit studimor të tyre lidhur me ndërtimin e paqes dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit.

“Të studiuarit dhe punuarit në Kosovë ka qenë në përgjithësi një përvojë mësimore e mrekullueshme për ne, pra jo vetëm njohuritë e hollësishme të marra nga organizatat si EULEX por gjithashtu edhe shëtitja nëpër këtë vend dhe takimet me njerëz të ndryshëm”, thanë studentët.