Fillimi  BreadCrumbTrailerQendra informuese për çështje gjinore  BreadCrumbTrailerGratë në drejtësi  BreadCrumbTrailerNga Holanda në Prishtinë: njihuni me Jenny Filet

Nga Holanda në Prishtinë: njihuni me Jenny Filet

28 shkurt

Hipur në motoçikletën e saj duke u kthyer në shtëpi nëpër rrugët me kanale prej Amsterdamit në Hoorn, Jenny Filet po e mendonte mundësinë e largimit nga Holanda për të bërë diçka të re. Për 16 vjet ajo kishte punuar si detektive në Departamentin e Rendit Publik (“Vice Department”) të Amsterdamit, ku ka drejtuar hetime dhe u ka ndihmuar disave nga më të rrezikuarit në shoqëri. Ndërsa, tani ajo mendoi se kishte ardhur koha që t’i përdorte përvojën dhe aftësitë e saj për të mirë diku tjetër.

Duke qenë pjesë e një familjeje të madhe si e dyta më e reja nga shtatë vëllezërit e motrat e saj; familja ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Jennyn. Sado që gjithmonë e kishte tërhequr ideja për të punuar jashtë vendit, kjo ishte diçka që ajo kurrë nuk mund ta parashikonte sepse duhej lënë në shtëpi madje edhe vetëm përkohësisht dy djemtë dhe burrin e saj për shkak të karrierës së saj. Megjithatë, ndërsa djemtë e saj u rritën dhe me përkrahjen e familjes së saj, interesimi i Jennyt shpërtheu dhe ajo filloi të mendonte se ku të shkonte.

Ishte mu kjo dëshirë për të bërë ndryshim që e solli këtu në Kosovë. Ajo arriti në gusht të vitit të kaluar dhe punon në Prishtinë si Oficere për Hetimin e Krimit të Organizuar në njësinë e Hetimeve Kriminale të Sektorit Ekzekutiv. Një pjesë e madhe e punës së Jennyt kërkon që t'i bëjë bashkë pjesët e pazgjidhura dhe të ndihmojë në finalizimin e rasteve. Kur e pyet për ditën e saj tipike, ajo thotë se tash kur misioni është duke përfunduar, pjesa më e madhe e punës së saj përfshin "kryerjen e vlerësimeve të rrezikut për dëshmitarët dhe bashkëpunimin me prokurorët për të ndihmuar në shqyrtimin e detajeve më të hollësishme". Është një mes ku punohet shpejtë, "por megjithatë më pëlqen kur ka shumë punë ", vazhdon ajo.

Është ndryshe nga ajo që priste, sepse, siç thotë ajo, "në Holandë kam qenë plotësisht e pavarur dhe kur merrje një rast ai ishte rasti im dhe unë i jepja drejtimin. Këtu juridiksioni është ndryshe. "Ky dallim në mënyrën e punës bëri që ajo të përpiqej shumë për t’u përshtatur, ndërsa përmend se, "mentaliteti holandez është i ndryshëm kur bëhet fjalë për nivelet e autoritetit ". Përkundër gjithë kësaj, ajo buzëqesh dhe me shpejtësi thotë, "Mua më pëlqen puna ime në Kosovë dhe ndjej se përkundër kësaj unë mund ta bëj ndryshimin. Kjo më kënaq jashtëzakonisht shumë ".

Punësimi në EULEX nuk është hera e parë kur Jenny përfundoi në një rrugëtim të cilin nuk e kishte planifikuar sa duhet. Në fakt, kur ishte e re ajo e urrente idenë e të qenit oficer policie. Më përpara, babai i saj kishte qenë në ushtri dhe siç e thotë ajo, 'në shtëpi ai ishte shumë i rreptë dhe që atëherë nuk kisha ëndje që të punoja në një detyrë me autoritetit'.

Në vend të kësaj, pasioni i saj gjithmonë ka qenë që t’u ndihmojë njerëzve, veçanërisht atyre më të rrezikuarve. Pasi mbaroi studimet, ajo punoi si punëtore sociale për të rinjtë, por pas disa vitesh u zhgënjye dhe donte të bënte më shumë. Pra, kur ju ofrua mundësia për t'ju bashkuar forcës policore, ajo ishte në mëdyshje, por për Jennyn, "sado që duket si klishe, është me rëndësishme të ndiqet fatin". Pra, ajo mori përsipër këtë roli dhe e pëlqente lidhjen me njerëzit të cilët i ndihmonte. "Gjithmonë ka qenë me rëndësi që ta kuptoj pse, dhe jo aq shumë dënimi", thotë ajo.

Puna e saj si oficere policie filloi në mbikëqyrje dhe gjatë kësaj kohe për herë të parë ajo u përball me hetimin e krimeve seksuale. Pastaj, disa vjet më vonë, në vitin 2001, Jenny u zhvendos në Departamentin e Rendit Publik ku ajo e mbuloi jo vetëm Amsterdamin, por edhe rrethinën e tij, sa i përket hetimit të krimeve seksuale dhe keqtrajtimit të fëmijëve. Specialiteti i saj u bënë intervistimi i fëmijëve të cilët ishin viktima të krimeve të rënda ose seksuale. "Kjo ishte një botë e vështirë", thotë ajo.

"Është shumë me rëndësi që të jesh vetja", thotë Jenny. Kjo është gjëja kryesore gjatë gjithë karrierës së saj; sidomos pasi ka punuar në mjediset e dominuara nga meshkujt si atëherë kur filloi punën si oficere policie më shumë se 25 vjet më parë në stacionin Warmoesstraat, në qendër të lagjes së dritave të kuqe. Në atë kohë, ajo ishte një nga oficeret e para femra në një grup prej njëzet meshkujve. Megjithatë, siç thotë ajo, kjo nuk ka të bëjë me ndryshimin për t’u përshtatur me stereotipet gjinore, por përkundrazi, "me sjelljen e cilësive dhe përparësive tona të ndryshme për ta bërë një ekip sa më të mirë dhe të plotë".

Megjithatë, jeta nuk ka të bëjë e tëra vetëm me punën. Dalja jashtë vendit ka qenë një ndryshim i madh për Jennyn dhe ajo thotë se kjo është hera e parë që jeton vetëm që prej se u martua; duke e përshkruar këtë përvojë si mjaftë "fuqizuese". E rrethuar nga ndërkombëtarët, duke u shoqëruar shpesh dhe duke takuar kaq shumë njerëz të rinj është diçka jashtë zonës tipike të rehatisë së saj, por një anë të cilën ajo e ka gjetur veten.

Ajo gjithashtu ka të bëjë me eksplorimin e Kosovës të cilën gjë ajo e pëlqen më së shumti. Jenny e pranon se, më përpara, pa qëllim kishte qenë naive sa i përket Kosovës si një vend për t'u vizituar, por thotë se tani që e ka parë bukurinë natyrore të saj, ajo dëshiron t’u tregojë edhe të tjerëve për këtë. Ajo ka dëshirë që qeveria të investojë më shumë në këtë dhe "të vetëdijesojë më shumë njerëz lidhur me këto peizazhe dhe që ta trajtojë çështjen e ndotjes. Ky vend ka aq shumë për të ofruar në aspektin e natyrës sa që ia vlen të vizitohet për pushime!"

Duke u mësuar ende me udhëtimin rrugor dhe të makinave në mëngjes në vend të kanaleve dhe biçikletave; Jenny përpiqet që fundjavat e saj t’i shndërrojë në aventura si dhe duke përfituar nga vendndodhja e jashtëzakonshme e Kosovës. "Është e lehtë të udhëtosh në vendet fqinje, të vizitosh të gjitha thesaret lokale si dhe është kënaqësi të shkosh me kolegët për të eksploruar vende të reja".

Por, Jenny është gjithmonë aktive edhe atëherë kur nuk është duke eksploruar, ajo është duke u stërvitur. Ajo është anëtare e palestrës dhe e një klubi të vrapimit, gjithashtu shkon në not, bën joga e nganjëherë edhe alpinizëm dhe skijim. Përpara se të vinte këtu, ajo nuk ishte e sigurt nëse do të mund ta mbante këtë formë, por është e lumtur që po ja arrin në të shumtën e kohës.

Duke reflektuar për kohën që ka kaluar këtu deri tash, Jenny është mirënjohëse për mundësinë dhe qëndrimin duke punuar në Kosovë. Sa herë flet për këtë, është e qartë që Jenny kujdeset më shumë për të ndihmuar njerëzit dhe për të bërë ndryshimin. Ajo thekson, "Kjo ka të bëjë me karma të mirë. Nëse keni qëllimet e duhura dhe doni të bëni mirë, pavarësisht sa i vogël ju mund të jepni një efekt pozitiv ".

Punësimi këtu asaj i ka hapur sytë për të punuar jashtë vendit dhe tani ajo është e vendosur që kjo të mos jetë hera e fundit. Plani i saj është që ta vazhdojë shtegtimin e saj diku tjetër, ndoshta diku ku ka konflikt që do të përputhej më shumë me përgatitjen fizike të saj. "Kjo nuk do të ishte e lehtë, por unë do të dëshiroja ta sfidoj veten për ta bërë këtë", e pranon ajo. Meqë ra fjala, ajo tani do të kthehet së pari në shtëpi në Holandë. Aty ku, përveçse do të takohet me familjen e saj, ajo do të bashkohet me atë që ajo thotë se i mungon më së shumti, "biçikletën" e saj.

Prapa

Gratë në sundimin e ligjit

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.