Gratë në sundimin e ligjit

Nga Parlamenti Evropian në Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit

28 qershor 2016

Alina Matache ka qenë e përfshirë në punën e Bashkimit Evropian që në ditët e para si studente, çka e bënë këtë një prej arsyeve kryesore pse ajo i ndjekë vlerat e BE-së me buzëqeshje, përkushtim, dhe entuziazëm.  

Në vazhdimësi të përvojës së saj, gushtin e kaluar Alina vazhdoi tutje duke iu bashkuar Divizionit të Fuqizimit brenda Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë.

Pozita e saj si asistente speciale e Udhëheqësit dhe Zëvendësudhëheqësit të Divizionit të Fuqizimit përfshinë kryerjen e një varg detyrash, por në esencë përfshinë Kryerjen e Punëve. Tani. 

Menaxhmenti i Divizionit dhe Alina bëjnë bashkërendimin e procesit të udhëheqjes së veprimeve të parapara me Planin për Implementimin e Misionit për Divizionin e Fuqizimit. Veprimet e parapara në PIM kryhen sipas metodologjisë së menaxhimit të projektit, ku në çdo PIM theksohen aktivitetet, rezultatet e pritura, dhe indikatorët e verifikueshëm në mënyrë objektive. Detyra kryesore e Alinas është monitorimi dhe vlerësimi i të dalave nga çdo projekti i njësisë, analizimi, dhe dhënia e  komenteve tek menaxhmenti i Divizionit sa i përket objektivave të përmbushura në kuadër të mandatit të përgjithshëm të Misionit.

Sipas Alinas, puna në Misioni kërkon zotësi për bashkëpunim me palë të ndryshme, përfshirë zhvillimin dhe ruajtjen e qasjes për partneritet. 

“Gjithmonë përpiqem të buzëqeshë, të dëgjojë dhe negociojë, dhe aty ku nevojitet të jem bindëse, posaçërisht kur më duhet të ndërtojë ura mes departamenteve të ndryshme. Për shembull, secila njësi e Divizionit për Fuqizim i ka prioritetet e veta nga fusha të ndryshme që i mbulojnë, siç janë çështjet e policisë, kufirit, drejtësisë, shërbimit korrektues, dhe çështjet e brendshme. Andaj, ndërlidhja e të gjitha këtyre kontributeve është thelbësore për përmbushjen e synimeve të Divizionit të Fuqizimit”, thotë Alina.

Ajo ka studiuar në Itali për shkenca politike, e ka përfunduar programin Erasmus në Francë dhe mori diplomë nga studimet Masters në fushën e studimeve evropiane në Bruksel. “Fakti se jam lindur dhe rritur në Rumani, jam arsimuar në Itali dhe e kam filluar karrierën time evropiane në Bruksel thjeshtë më bënë të ndihem evropiane”, thekson ajo. 

Gjatë studimeve në Itali ajo është angazhuar me një numër OJQ-sh, sindikata, dhe parti politike me qëllim mbrojtjen e të drejtave të studentëve të huajë dhe të punëtorëve migrantë. E etur dhe ambicioze edhe gjatë studimeve, ajo po ashtu ka punuar në vende të ndryshme në mënyrë që t’i mbulojë shpenzimet e veta. 

Praktika në Parlamentin Evropian ishte pikë fillimi për karrierën e Alinas. Ajo përvojë ka bërë që ajo të punësohet në Parlamentin Evropian, ku ka punuar me ish-ministrin e mbrojtjes së Rumanisë. Ajo përvojë i ka ndihmuar në thellimin e njohurive në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, në veçanti në lidhje me misionet e Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (PPSM). 

“Çdo Mision i PPSM duhet të raportojë rreth aktiviteteve që i zhvillon tek Parlamenti Evropian - Nënkomisioni për siguri dhe mbrojtje. Dhe aty fillova të mësoj rreth Kosovës, përmes kontributit për hartimin e amandamenteve për raportet vjetore”, shpjegon Alina.

Pastaj ajo vendosi që t’i vijoj disa kurse në Kolegjin Evropian për Siguri dhe Mbrojtje (ESDC). “I jam shumë mirënjohëse ekipit të ESDC dhe aftësimit të tyre profesional për Misionet e PPSM, dhe jam edhe më e lumtur që mund ta jap kontributin tim tani kur mund t’i zbatojë njohuritë e mia këtu në Kosovë”.

Alina erdhi në Kosovë për herë të parë pasi që filloi punën në EULEX. Megjithatë, meqë është e familjarizuar me traditat dhe jetesën në Ballkan, ajo është përshtatur shumë lehtë me jetën në Kosovë. 

Në fakt, kur ishte duke jetuar në Itali, ajo kishte lidhur miqësi me një familje nga Kosova, andaj dinte shumë gjëra për Kosovën edhe para se të vinte këtu. “Familja ime imigroi në Itali në vitin 1995 dhe atëherë në lagje ishim e vetmja familje rumune me një familje nga Kosova”, kujton ajo. 

Që prej se ka ardhur, Alina ka lidhur shumë miqësi. Ajo kalon shumë kohë të lirë me ta, duke udhëtuar dhe zbuluar vende të reja në mbarë Kosovën. 

Ajo po ashtu është shumë aktive në sport dhe tani ka filluar rrugëtimin edhe në ‘CrossFit’ të cilin po e pëlqen shumë, pasi që ajo gjithmonë është e gatshme të sprovohet me sfida të reja.