Lajme

EULEX-i e ka përfunduar procesin e dorëzimit të dosjeve të lëndëve tek autoritetet e Kosovës

14 janar 2019

EULEX-i ka përfunduar dorëzimin e dosjeve të policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit tek autoritetet e Kosovës në dhjetor 2018.

Gjithsej, EULEX-i ka dorëzuar 495 dosje policore të krimeve të organizuara, 434 dosje policore të krimeve të luftës, dosje policore për persona të pagjetur, dosje gjyqësore që janë shqyrtuar vetëm nga EULEX-i, dhe më shumë se 1400 dosje prokuroriale.

Dosjet prokuroriale kanë përfshirë raste që janë në vazhdim e sipër, raste që janë hedhur poshtë apo janë ndërprerë, dhe raste që janë përfunduar dhe arkivuar nga EULEX-i.

Shumica e këtyre dosjeve kanë të bëjnë me krime të luftës, krime të organizuara, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Për dorëzimin e një dosje të kompletuar tek autoritetet e Kosovës, stafi i EULEX-it
- kanë shqyrtuar dosjet për të siguruar se të gjitha dokumentet janë të renditura në mënyrë kronologjike si dhe kanë përgatitur indeks;
- kanë përkthyer të gjitha dokumentet kur ka qenë e nevojshme;
- kanë përgatitur dhe nënshkruar një letër të dorëzimit me përmbledhje të çdo rasti;
- kanë dërguar dosjen tek prokuroritë e Kosovës.

Në pajtim me mandatin e tij të ri, EULEX-i më nuk do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë të integruar në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Megjithatë, Misioni do të vazhdojë të punojë në partneritet me institucionet e Kosovës gjatë marrjes së përgjegjësive në fushën e sundimit të ligjit, përmes monitorimit të rreptë të rasteve të përzgjedhura të shqyrtuara nga autoritetet e vendit.