Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i mban trajnim për komunikim me mediat për...

EULEX-i mban trajnim për komunikim me mediat për prokurorët dhe zyrtarët e prokurorive

04 prill

Javën e kaluar, krahas me Autoritetin e Prokurorisë Suedeze dhe me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës, EULEX-i e mbajti një trajnim dy-ditor për komunikimin me media për prokurorët dhe zyrtarët e prokurorive, me qëllim të rritjes së aftësive të prokurorëve të Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë për komunikim që punojnë nëpër prokurori, për t’u ballafaquar dhe komunikuar me mediat dhe me opinionin e gjerë.

I mbajtur në Hotel Emerald më 29 dhe 30 mars, ky trajnim praktik u fokusua në menaxhimin e komunikimit gjatë situatave të krizave, komunikimin e jashtëm dhe të brendshëm dhe sfidat e komunikimit me mediat.

Lorenzo Sattanino, Asistent Special i Zëvendës Shefit të Sektorit Ekzekutiv të EULEX-it si dhe Menaxher i Projektit, tha se "objektivi i përgjithshëm i projektit është që të rrisë kapacitetin e prokurorëve dhe zyrtarëve të prokurorive të Kosovës për të komunikuar në mënyrë efektive me mediat dhe me opinionin e gjerë duke i përmirësuar njohuritë teorike dhe njohja praktike me disa nga konceptet kryesore të komunikimit. "

Gjatë këtyre dy ditëve pjesëmarrësit u trajnuan me theks të veçantë për rëndësinë e vazhdimit të një dialogu të qartë në mes të mediave dhe autoriteteve të ndjekjes penale. Pjesa hyrëse e trajnimit u përqendrua në përfitimin e aftësive profesionale shtesë siç janë: njohuritë teorike dhe njohja me konceptet kryesore të komunikimit me mediat, përkatësisht aftësitë dhe teknikat e intervistimit gazetaresk.

Pas pjesës hyrëse të trajnimit, pjesëmarrësit morën pjesë në një diskutim interaktiv duke përfshirë edhe lojën me role në bazë të skenarëve të mundshëm të krizave. Zyrtarët e Prokurorisë patën mundësi që ta aplikojnë në mënyrë praktike trajnimin dhe të marrin vlerësime për këtë që në përgjithësisht u tha se i kanë rritur kapacitetet e tyre për ta përballuar komunikimin publik me mediat.

Ndërkohë, Hekrem Lutfiu, zëdhënës i PSRK-së e theksoi rëndësinë e këtij lloji të trajnimit duke përmendur nevojën për trajnime të përbashkëta për prokurorët dhe zëdhënësit. "Gjithashtu, do të doja të shtoja se do të ishte shumë e dobishme që në këto trajnime të ishin të parnishëm edhe gazetarët. Në këtë mënyrë shkëmbimi i përvojave mund të jetë edhe më praktik ", përfundoi Lutfiu.

EULEX-i është i përkushtuar për të komunikuar për drejtësinë dhe transferimin e lëndëve të prokurorisë tek prokurorët e Kosovës.

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX