European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Sektori Ekzekutiv Sektori i Fuqizimit Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Zyra për media BreadCrumbTrailer Lajme

Në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, Kryeprokurori i EULEX-it bëri thirrje për një frymë të ripërtëritjes dhe të pajtimit

27 janar

Kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Pala e përfaqësoi EULEX-in në Konferencën Vjetore të Prokurorëve të Kosovës që u mbajt fundjavën e kaluar në Prishtinë.

Duke e theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të shkëlqyeshëm midis EULEX-it dhe autoriteteve të prokurorisë së Kosovës, Kryeprokurori i EULEX-it i kujtoi të pranishmëve se realizimi i Integrimit të Drejtësisë në veri ishte qartazi një hap i madh përpara në procesin e pajtimit dhe për ta bërë të sigurt që Sundimi i Ligjit ta arrijë çdo cep të Kosovës.

Z. Pala vuri në dukje se përzgjedhja dhe emërimet e fundit të një gjenerate të re prokurorësh nëpër Prokuroritë Themelore paraqet një tjetër hap përpara për Kosovën. "Gjatë kësaj kohe ata do të sjellin një frymë shumë të nevojshme të ripërtëritjes dhe tranzicionit drejt së ardhmes së sundimit të ligjit në Kosovë".

Ndërkohë, në përputhje me transferimin aktual të kompetencave ekzekutive të tij tek autoritetet e Kosovës, EULEX-i aktualisht është i angazhuar në dorëzimin e rasteve. Që nga prilli i vitit 2015, më shumë se 200 raste i janë dorëzuar PSRK-së dhe Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

"Në këtë drejtim EULEX-i po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i ndihmuar kolegët tanë", tha Pala. Ai tha se prokuroritë kompetente janë duke i marrë dosjet e plota të lëndëve ku dokumentet janë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare, si dhe një shkresë dorëzimi, e cila, aty ku është e mundur, u jep udhëzime prokurorëve të Kosovës për secilin rast.

Kryeprokurori i EULEX-it gjithashtu përmendi disa nga sfidat që duhet të adresohen në vitin 2018. Ai e theksoi nevojën për ta reformuar Kodin e Procedurës Penale, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të proceseve gjyqësore. Sipas z. Pala, Kosova duhet ta zbatojë udhërrëfyesin e BPSL-së për krimet e luftës, me vëmendje të posaçme kushtuar Strategjisë Kombëtare për Krimet e Luftës.

Me qëllim të rritjes së aftësive të prokurorëve të Kosovës, PSRK-ja duhet të ndajë më shumë resurse dhe t’i kushtojë më shumë vëmendje trajnimeve të specializuara për stafin e saj. Sipas Kryeprokurorit të EULEX-it, një vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet përmirësimit të dukshëm të standardeve për menaxhimin e rasteve, duke e përfshirë adresimin e shtyrjeve të shpeshta të gjykimeve dhe të ri-gjykimeve, veçanërisht në rastet e profilit të lartë.

Prokurorët e Kosovës u inkurajuan që t’i tejkalojnë këto sfida dhe u siguruan se EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, së bashku me aktorët tjerë ndërkombëtarë, në përpjekjet e saj për të arritur deri te një sundim i ligjit efikas, i pavarur dhe shumetnik.

Në këtë drejtim, EULEX-i po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i ndihmuar kolegët tanë gjatë kësaj kohe të vështirë. Prokuroritë kompetente janë duke i marrë dosjet e plota të lëndëve ku dokumentet janë të përkthyera në njërën nga gjuhët zyrtare, si dhe një shkresë dorëzimi, e cila, aty ku është e mundur, u jep udhëzime prokurorëve të Kosovës për secilin rast.
 

Prapa

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +383 (0) 38 78 2000 Fax: +383 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu