European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Sektori Ekzekutiv Sektori i Fuqizimit Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Zyra për media BreadCrumbTrailer Lajme

Shefja e Misionit EULEX iu drejtua parlamentarëve: Nëse sfidat janë të përbashkëta, edhe zgjidhjet duhet të jenë po aq të përbashkëta

20 shkurt

Gjatë diskutimit në panel me temën “Fuqizimi i bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit drejt integrimit në organizata ndërkombëtare – tejkalimi i barrierave politike të rajonit” të zhvilluar në Samitin e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme, i cili u organizua nën patronazhin e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Punë të Jashtme, Shefja e Misionit EULEX zj. Alexandra Papadopoulou theksoi nevojën për zgjidhje të përbashkëta ndaj sfidave të përbashkëta. 

Në fjalimin e saj ajo theksoi, “krimi i organizuar dhe kriza e migrimit janë dy shembuj të sfidave të mbarë rajonit të cilat i prekin të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor. Dhe nëse sfidat janë të përbashkëta, edhe zgjidhjet duhet të jenë po aq të përbashkëta – të ndara bashkërisht dhe të bashkërenduara me të gjitha palët e interesuara duke e zbatuar një qasje shumëpalëshe.”  

Duke iu drejtuar parlamentarëve, Shefja e Misionit EULEX foli për sundimin e ligjit – thelbi i mandatit të EULEX-it – si “gurthemel i ndërtimit të një shoqërie demokratike funksionale dhe të qëndrueshme.” Ajo e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit kuptimplotë ndërkufitar mes shteteve që përballen me probleme të njëjta dhe që kanë vlera të njëjta demokratike dhe aspirata evropiane. Në këtë kontekst, përpjekjet për sundim të ligjit mund të japin perspektivë të dobishme për vlerësimin e suksesit dhe sfidave që hasen në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal drejt integrimit në organizata ndërkombëtare. 

Në përmbyllje të fjalimit ajo tha, “EULEX – si misionin ‘teknik’ për sundim të ligjit – brenda mandatit që ka po ashtu do të vazhdojë të mbështetë zbatimin e marrëveshjeve të dala nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel politik si kontribut domethënës drejt bashkëpunimit rajonal dhe përparimit në rrugën evropiane.”

Gjatë këtij samiti dyditor, diskutimet në panel po ashtu do të përfshijnë temat e perspektivave të zgjerimit të BE-së për shtetet e Ballkanit, krizës së migrimit, dhe luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon. Konkluzionet e dala nga samiti priten që të jepen përmes një deklarate të përbashkët.

 

Prapa

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu