Lajme

Shefja e EULEX-it takon Ministrin e Punëve të Brendshme

27 shtator 2016

Sot, shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX-i) zj. Alexandra Papadopoulou takoi Ministrin e Kosovës për Punë të Brendshme z. Skender Hyseni.  Shefja e Misionit e falënderoi Ministrin për mbështetjen ofruar EULEX-it deri më tani, dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në të ardhmen. 

Zj. Papadopoulou theksoi bashkëpunimin tashmë të themeluar me Ministrinë, në veçanti me Policinë e Kosovës dhe me Agjencinë e Regjistrimit Civil, dhe potencoi se Misioni është i gatshëm ta ndihmojë dhe mbështesë më tutje Ministrinë. “Vlen të theksohet bashkëpunimi i mirë me Policinë e Kosovës, përfshirë këtu një sërë operacionesh të përbashkëta. Misioni do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e Kosovës dhe Policinë Kufitare të Kosovës, në veçanti në lidhje me menaxhimin e integruar të kufirit dhe Qendrën Nacionale për Menaxhim të Kufirit,” tha zj. Alexandra Papadopoulou.