Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerPunëtori e teknikave të hetuesisë...

Punëtori e teknikave të hetuesisë dhe çështjeve ligjore

15 dhjetor 2015

Ekipi nga EULEX-i për luftimin e korrupsionit organizoi një punëtori të specializuar njëditore mbi temën e teknikave të hetuesisë dhe çështjeve juridike në procedurat disiplinore. Punëtoria, e cila u mbajt më 14 dhjetor, u organizua në mbështetje të mandatit të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillim, si dhe për sigurimin e qëndrueshmërisë së aktiviteteve të misionit. 

Në këtë punëtori morën pjesë hetues nga Zyra e Prokurorit Disiplinor dhe zyrtarë ligjorë nga Komisionet Disiplinore të Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor të Kosovës. Pjesën e punëtorisë që kishte të bënte me trajnim e udhëhoqën Volkan Parildar, hetues në Njësinë e EULEX-it për krimet e rënda, Robert Kucharski, Prokuror nga EULEX-i, dhe Heidi Lempio, EULEX Zyrtare për të drejtat e njeriut dhe çështjet juridike. 

Pas një periudhe 12 mujore të monitorimit dhe të analizimit të raportimit, ekipi kundër korrupsionit i identifikoi një numër të metash në aspektin e marrjes në pyetje të gjyqtarëve, prokurorëve dhe të dëshmitarëve, si dhe të mbledhjes së provave për procedurën disiplinore. Këto konstatime u shfrytëzuan gjatë punëtorisë për fuqizimin e aftësive të hetuesve dhe të zyrtarëve ligjorë në kryerjen e këtyre detyrave. Përveç kësaj, me pjesëmarrësit u diskutua edhe rreth praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me procedurat disiplinore. 

“Procedurat disiplinore lidhur me gjyqtarët dhe prokurorët janë shumë të rëndësishme për të siguruar llogaridhënien dhe integritetin e lartë që kërkohet nga sistemi gjyqësor. Qëllimi i tyre është që të sigurohet se gjyqtarët dhe prokurorët të vazhdojnë t’i përmbushin kërkesat e larta në aspektin e sjelljes për kryerjen e këtyre detyrave si dhe ta ruajnë besimin e qytetarëve. Parimet e llogaridhënies ndaj ligjit dhe barazia para ligjit janë aspekte të rëndësishme të konceptit të sundimit të ligjit,” shpjegoi Vlora Marmullakaj, Zyrtare në EULEX-it për luftimin e korrupsionit.

Ekipi i EULEX-it për luftimin e korrupsionit do t’i përcjellë rezultatet dhe ndikimet e punëtorisë me qëllim të planifikimit të trajnimeve të ngjashme gjatë muajve në vijim.

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX