Lajme

EULEX-i mbështet Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit

09 dhjetor 2015

Sot, me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, Shefi i Misionit EULEX Gabriele Meucci u takua me Drejtorin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, z. Hasan Preteni. Gjatë këtij takimi, ShiM Meucci e theksoi mbështetjen e EULEX-it për Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për institucionet tjera të rendit dhe ligjit në Kosovë. 

Shefi i Misionit EULEX dhe Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit u pajtuan se lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë imperativ dhe se e mirëpresin vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të tyre për këtë qëllim.