Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i dërgon Ndihmë Humanitare...

EULEX-i dërgon Ndihmë Humanitare për Refugjatët dhe Emigrantët në Serbi

23 shtator 2015

Në përgjigje të krizës me refugjatë dhe emigrantë, Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dërguar ndihma humanitare për të ndihmuar refugjatët dhe emigrantët që aktualisht gjenden në kalim në Serbi.    

 Si pjesë e kësaj ndihme, Misioni i EULEX-it në Kosovë është duke dhënë si donacion pajisje shtëpiake dhe mjete për gatim, mikrovalë, aparat për ujë të ngrohtë, shtretër, dyshekë, dollapë, mjete higjienike dhe pajisje për siguri, si dhe gjeneratorë, ngrohëse, dhe një kontejner të pajisur me kabina dushi, hapësira për pastrim, dhe një tualet.   

Dorëzimi do të bëhet gjatë tre ditëve, 21 – 23 shtator, në Leshtan/Beograd dhe Shid. Pjesa më e madhe është dorëzuar në Shid, afër kufirit me Kroacinë, në prani të EULEX-it, delegacionit të BE-së, dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë. Këtë donacion shefi i Zyrës Ndërlidhëse Rajonale të EULEX-it në Beograd, Axel Jaenicke, ia dorëzoi Ndihmës Komisarit të Komisariatit për Refugjatë dhe Migrim në Serbi, Ivan Gerginov. Dorëzimi i fundit ishte kryer në Kanjizhë, në mëngjesin e së mërkurës, më 23 shtator. 

Me këtë ndihmë, EULEX-i e vazhdon traditën e dhënies së donacioneve. Në maj, 2014, EULEX-i i ofroi burimet e veta për Serbinë, në rend të parë për ata që ishin përfshirë nga vërshimet në Serbi. Veç kësaj, EULEX-i në vazhdimësi jep si donacion pajisje dhe automjete për institucionet e Kosovës. 

Këtu mund të lexoni për donacionet e mëparshme të EULEX-it:

Ndihmat për vërshimet

Donacionet e pajisjeve dhe automjeteve për institucionet e Kosovës.  

Prapa

Zyra për Informim