Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerGjykimi i simuluar nga EULEX-i u mundëson...

Gjykimi i simuluar nga EULEX-i u mundëson studentëve të fitojnë përvojë nga puna në gjykatore

24 qershor 2015

Sot, tetëmbëdhjetë studentë të juridikut nga fakulteti juridik në Prishtinë për herë të parë e kanë pasur rastin që të marrin pjesë në procesin e vënies së drejtësisë në një gjykatore. 

Kjo ishte hera e tretë që Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë kishte organizuar një gjykim të simuluar për të mbështetur gjeneratat e reja të profesionistëve të drejtësisë. Gjykimi i simuluar ishte realizuar nga një ekip i profesionistëve vendës dhe të EULEX-it brenda të cilit kishte prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë ligjorë. Përpjekjet e tyre ishin të dobishme për studentët në mënyrë që ata të forconin të kuptuarit e procedurave të përfshira në një gjykim të drejtë, në pajtim me praktikat më të mira të BE-së dhe atyre ndërkombëtare.  

 “Qëllimi kryesor i procedurave të këtij gjykimi të simuluar është ofrimi i mundësisë për studentët e juridikut në Kosovë që të fitojnë një përvojë lidhur me procedurat gjyqësore,” shpjegoi Malcolm Simmons, Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, i cili udhëhoqi me gjykimin e simuluar. 

Ky rast u mundëson studentëve që jo vetëm të fitojnë një përvojë praktike për gjykatat, por edhe të trajnohen nga ekspertët ligjor të EULEX-it dhe ata vendës.   

Kjo ngjarje ishte mbështetur nga fakulteti juridik i Universitetit ,,Hasan Prishtina”.  

Në mesin e ekipit të ligjëruesve /trajnerëve të cilët morën pjesë në gjykimin e simuluar ishin:  

Malcolm Simmons, Kryetar i Gjyqtarëve të EULEX-it

Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar vendës nga Gjykata themelore në Pejë

Marie Tuma, Gjyqtare e EULEX-it

Andrew Carney, Prokuror i EULEX-it

Chiara Tagliani, Zyrtare ligjore e EULEX-it

Klikoni më poshtë për të parë videon nga edicioni i tretë i Gjykimit të Simuluar nga EULEX-i.

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX