Lajme

EULEX-i zgjedh të sfidojë – Dita Ndërkombëtare e Gruas 2021

08 mars 2021

Gratë dhe burrat në mbarë botën janë duke i bashkuar forcat për ta sfiduar paragjykimin dhe pabarazinë gjinore. 

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i bashkohet fushatës #ChooseToChallenge për të treguar solidaritet dhe mbështetje, si dhe në të njëjtën kohë për t’i sfiduar stereotipet, paragjykimet dhe pabarazitë gjinore. 

Shefi i Misionit tonë, pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar tonë, Besimi dhe vajzat e tij Blerina dhe Bleona, Admiri, Vlora, Rifati, Arsimi, Doroni, Gunnari, Aleksandri, Valentina, Daniele dhe shumë të tjerë që nuk kanë mundur të përshtaten me kornizën virtuale i ngritën duart për ta treguar angazhimin e tyre për këtë kauzë globale. Kolegët tanë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e Karabinierëve nën komandën e Kolonel Stefano Fedele gjithashtu u bashkuan me ne në iniciativën #choosetochallenge për t’i luftuar së bashku paragjykimet dhe pabarazinë gjinore.

EULEX-i zgjedh të sfidojë dhe është i bashkuar kundër pabarazisë dhe paragjykimit gjinor! Le të zgjedhim të gjithë që të sfidojmë! Ngrini dorën për të treguar se ju jeni kundër paragjykimeve dhe pabarazive gjinore.