Lajme

Studentë amerikanë e vizituan EULEX-in

10 prill 2015

Më 10 prill 2015, një grup prej 30 studentësh nga Qendra e Universitetit Amerikan në Bruksel - Programi për Bashkimin Evropian e vizituan EULEX-in gjatë vizitës studimore të tyre nëpër Kosovë. 

Ata u pritën nga përfaqësuesit e EULEX-it, të cilët studentëve u bënë një prezantim të shkurtë lidhur me këtë Mision dhe aktivitetet e tij, si dhe për situatën politike të tanishme në rajon.