Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerKomunikata për Media  BreadCrumbTrailerDeklaratë nga Zyra e BE-së në...

Deklaratë nga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, EULEX-i dhe Shefat e Misioneve të BE-së për formimin e institucioneve në Kosovë

11 shtator 2017

"Formimi i institucioneve në Kosovë pas paqartësisë politike prej disa javësh është një hap shumë i rëndësishëm.

Kosova përballet me shumë sfida të vështira, ku përfshihen korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit, papunësia e lartë dhe sistemi arsimor me performancë të ulët. Këto janë pengesa serioze për zhvillimin e ekonomisë, për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme, dhe për krijimin e mundësive për punësim. BE-ja dëshiron që Kosova të arrijë suksese, dhe u bënë thirrje bërësve të politikave që të përqendrohen në këto çështje të përditshme me rëndësi për qytetarët.

BE-ja e inkurajon qeverinë e sapoformuar që të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit,  luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, Agjendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjet e tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës. Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit politikë t'i marrin këto sfida me seriozitet dhe të veprojnë në mënyrë efektive në të mirën e qytetarëve të Kosovës. Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë parësore për forcimin e sundimit të ligjit, përmes reformimit të sistemit gjyqësor në përputhje me standardet më të mira evropiane.

Është thelbësore që Kosova të jep rezultate në lidhje me kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave përmes përparimit me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe përmes veprimeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE-ja pret që qeveria e re të ketë rol aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe të punojë së bashku me Beogradin për të siguruar që në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja të shënohen hapa përpara cilësor. Marrëveshjet e arritura në këtë kontekst duhet të zbatohen plotësisht.

Siç u përsërit javën e kaluar nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini, Kosova ka perspektivë evropiane. Qytetarët e Kosovës i duan dhe i meritojnë mundësitë, siguritë dhe të drejtat e njëjta si të të gjithë qytetarëve nga vendet tona. Vazhdimi i ecjes përpara të Kosovës në rrugën e saj evropiane është thelbësore. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Politikëbërësit e Kosovës duhet të dëshmojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe t’i përmbushin pritjet e qytetarëve.”

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX