Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

EULEX-i i dhuron Këshillit Gjyqësor të Kosovës pajisje të TI-së

25 nëntor 2015

Sot, EULEX-i i dorëzoi Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) pajisje të ndryshme të TI-së për ta mbështetur procesin e vazhdueshëm të integrimit gjyqësor. Krahas mbështetjes së institucioneve kosovare për sundimin e ligjit nëpërmjet Mentorimit, Monitorimit dhe Këshillimit, EULEX-i vazhdon të dhurojë pajisje institucioneve përkatëse.

Donacioni i sotëm përbëhej prej 300 kompjuterëve, 300 monitorëve, dhe 20 lap-topëve.

Ky donacion u bë në ambientet e kompleksit mbështetës të EULEX-it dhe u drejtua nga Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci, dhe Kryesuesi i KGJK-së, Enver Peci. Ambasadori Meucci e përgëzoi z. Pecin dhe e inkurajoi KGJK-në lidhur me përpjekjet e tyre të vazhdueshme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Z. Peci e shprehu falënderimin e tij për këtë donacion, duke theksuar se pajisjet e dhuruara janë të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve për integrimin gjyqësor.