Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Shefi i EULEX-it takon Kryeministrin

18 gusht 2015

Shefi i Misionit EULEX Gabriele Meucci dhe Kryeministri Isa Mustafa u takuan sot për të diskutuar lidhur me përgatitjet dhe gatishmërinë e qeverisë për përfundimin e mandatit të EULEX-it në qershor 2016.  EULEX-i i gëzohet vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Kryeministrin dhe autoritetet e Kosovës për ta siguruar plotësimin e standardeve dhe arritjen e përparimit të fuqishëm gjatë 10 muajve të fundit  të mandatit të tij.