Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Aktgjykim për grabitje me armë në Bahrejn

08 gusht 2015

Dje, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendor shpalli aktgjykimin për një rast të grabitjes me armë i cili ka ndodhur në Bahrejn.

Aktakuza kundër pesë të pandehurve pretendonte Pjesëmarrjen në një grup të organizuar kriminal apo organizimin e grupit të tillë, neni 283, paragrafi 1; Grabitje, neni. 329; Pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, neni 374.

Në pajtim me nenin 365 të KPPK-së, i pandehuri Amin Sejdini e ka kryer veprën penale të Krimit të organizuar në kundërshtim me nenin 283, paragrafi 1 i KPK-së në lidhje me veprën penale të Vjedhjes në kundërshtim me nenin 329, paragrafi 3 i KPK-së, prandaj është fajtor veprën penale të Krimit të organizuar në kundërshtim me nenin 283, paragrafi 1 KPK-së në lidhje me veprën penale të Vjedhjes në kundërshtim me nenin 329, paragrafi 3 i KPK-së, i pandehuri u dënua me 12 vjet burgim dhe me një gjobë prej 12.500 euro.

Në pajtim me nenin 365 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës:

Gjyqtari vendosi që Ekrem Gashi të shpallet fajtor për veprën penale të krimit të organizuar në kundërshtim me nenin 283, paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) në lidhje me nenin 329, paragrafin 1 të KPK, dhe u dënua me 11 vjet burgim dhe një gjobë prej 12.500 euro.

Gjyqtari vendosi që Gentian Abazi të shpallet fajtor për veprën penale të krimit të organizuar në kundërshtim me nenin 283, paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) në lidhje me nenin 329, paragrafin  1 të KPK, dhe u dënua me 11 vjet burgim dhe një gjobë prej 12.500 euro.

Gjyqtari vendosi që Rrahman Aliu të shpallet fajtor për veprën penale të krimit të organizuar në kundërshtim me nenin 283, paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) në lidhje me nenin 329, paragrafin 1 të KPK, dhe u dënua me  11 vjet burgim dhe një gjobë prej 12.500 euro.

Në pajtim me nenin 364, paragrafin 1.3, të KPK gjyqtari vendosi që  Haki Gashi NUK është fajtor për veprën penale të krimit të organizuar në kundërshtim me nenin 283, paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK) sepse nuk është vërtetuar që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjyqtari vendosi që Haki Gashi është fajtor për veprën penale të pronësisë, kontrollit apo posedimit të paautorizuar të armëve në kundërshtim me nenin 374, paragrafin 2 të KPK, Ligji nr. 03/L-246, neni 1.20, dhe u dënua me 3 vjet burgim. Municioni është konfiskuar.

Prokurori ndërkombëtar mirëpriti aktgjykimin. “Në këtë rast të luftimit të krimit të organizuar e kemi parë që gjykata u pajtua me dëshmitë e prezantuara nga prokuroria, por po ashtu ishte edhe rezultat i ndihmës reciproke juridike ndërmjet autoriteteve gjyqësore të Bahrejnit dhe të Kosovës” tha ai.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve prej dorëzimit të kopjes së aktgjykimit (neni 380 Paragrafi (1) KPK).