Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Aktgjykimi fajësues për një rast të vrasjes në Vushtrri i shqipton 15 vjet burgim

31 korrik 2015

Dje, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, një trup gjyqësor i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë e shpalli aktgjykimin fajësues për një rast të vrasjes, i cili ka ndodhur më 22 mars 2013 në Vushtrri.

Në pajtim me Nenin 366, paragrafin (1), të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK), në seancë publike, i akuzuari u SHPALL FAJTOR dhe u DËNUA me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë (Neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 në lidhje me Nenin 31 të Kodit Penal). I pandehuri veproi në bashkëkryerje me një person tjetër, i cili shtiu tri herë me armë me ç’rast njëra prej të shtënave e goditi dhe e vrau viktimën.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve prej pranimit të një kopjeje të këtij aktgjykimi (Neni 380, paragrafi (1) KPPK).