European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Sektori Ekzekutiv Sektori i Fuqizimit Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Zyra për media BreadCrumbTrailer Komunikata për Media

Komunikata për Shtyp

Dhjetor 2015

Gjykata Supreme kthen lëndën e KEK-ut në shqyrtim gjyqësor

15 dhjetor 2015

PSRK-ja ka ngritur aktakuzë në janarin e kaluar kundër 7 të pandehurve me pretendim të korrupsionit që përfshin kompaninë e shërbimeve publike, Korporata energjetike e Kosovës, KEK. Me këtë aktakuzë pretendohet në disa vepra të ndryshëm penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe lidhja e kontratave të dëmshme.

DML i EULEX-it e zgjidh fatin e dy personave të pagjetur

08 dhjetor 2015

Pas zhvarrimeve që janë bërë më 25 gusht 2015 në Krushë të Vogë në Komunën e Prizrenit, si dhe pas pranimit të rezultateve të analizave të ADN-së, DML i EULEX-it ia ka dalë që ta zgjidhë fatin e dy personave të pagjetur. Me këtë rast është identifikuar një viktimë e masakrës së 26 marsit 1999 në Krushë të Vogël.

Nëntor 2015

Mbrojtja e shëndetit Publik nga mallrat e falsifikuara

25 nëntor 2015

Si pjesë e mandatit të tij për ta mbështetur Doganën e Kosovës, Sektori për Fuqizim i EULEX-it e ka organizuar një seminar njëditor më 25 nëntor 2015 në Prishtinë. Po ashtu, gjatë seminarit u lansua një fushatë sensibilizuese për ta theksuar rrezikun që përbën blerja e mallrave të falsifikuara ndaj shëndetit dhe sigurisë.

EULEX-i lehtëson punëtorinë për sigurinë në komunikacionin rrugor

26 nëntor 2015

Dje në Prishtinë EULEX-i lehtësoi diskutimin në një tryezë të rrumbullakët lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor. Tryeza e rrumbullakët u hap nga Zëvendësshefi i Sektorit për Fuqizim i EULEX-it, Martin Cunningham dhe në të mori pjesë edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim Rexha.

EULEX-i i dhuron Këshillit Gjyqësor të Kosovës pajisje të TI-së

25 nëntor 2015

Sot, EULEX-i i dorëzoi Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) pajisje të ndryshme të TI-së për ta mbështetur procesin e vazhdueshëm të integrimit gjyqësor. Krahas mbështetjes së institucioneve kosovare për sundimin e ligjit nëpërmjet Mentorimit, Monitorimit dhe Këshillimit, EULEX-i vazhdon të dhurojë pajisje institucioneve përkatëse.

Misioni i EULEX-it lidhur me kërkesën e autoriteteve vendore për heqjen e imunitetit të një ish-pjesëtari të stafit

11 nëntor 2015

Misioni i EULEX-it rithekson se ka pranuar një kërkesë nga autoritetet kosovare për heqjen e imunitetit të një ish-pjesëtari të stafit.

Shtator 2015

EULEX dërgon ndihma humanitare për refugjatët dhe emigrantët në Serbi

23 shtator 2015

Të hënën, më 21 shtator, një konvoj prej pesë kamionëve të EULEX-it, rimorkio dhe një vinç kanë arritur në Beograd duke transportuar ndihma humanitare për refugjatët dhe emigrantët në Serbi.

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT: Mbahet takimi i radhës së Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit

16 shtator 2015

Prishtinë, 16 Shtator 2015 – Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, së bashku me shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Aleksandër Lumezi, kanë mbajtur takimin e radhës të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundim të Ligjit.

Gusht 2015

Deklaratë e Shefit të Misionit EULEX me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur

29 gusht 2015

Nesër, më datë 30 gusht, shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur.

Shefi i Misionit EULEX takon Ministrin e Drejtësisë

26 gusht 2015

Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci, dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, patën sot një takim ku diskutuan rreth çështjeve nga fusha e gjyqësorit në Kosovë.

Shefi i EULEX-it u takua me Zëvendës Kryeministrin

21 gusht 2015

Zëvendës Kryeministri Branimir Stojanović u takua sot me Shefin e Misionit EULEX Gabriele Meucci...

Shefi i EULEX-it takon Kryeministrin

18 gusht 2015

Shefi i Misionit EULEX Gabriele Meucci dhe Kryeministri Isa Mustafa...

Kosova meriton më shumë

14 gusht 2015

Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX: U zhgënjeva kur i pashë rezultatet e raportit të Freedom House për vitin 2015, të publikuara në qershor, lidhur me vendet në tranzicion.

Aktgjykim për grabitje me armë në Bahrejn

08 gusht 2015

Dje, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendor shpalli aktgjykimin për një rast të grabitjes me armë i cili ka ndodhur në Bahrejn.

Korrik 2015

Aktgjykimi fajësues për një rast të vrasjes në Vushtrri i shqipton 15 vjet burgim

31 korrik 2015

Dje, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, një trup gjyqësor i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë e shpalli aktgjykimin fajësues për një rast të vrasjes, i cili ka ndodhur më 22 mars 2013 në Vushtrri.

EULEX-i ia dhuroi 37 automjete Policisë së Kosovës gjatë ceremonisë së 12 të dorëzimit prej fillimit të vitit 2015

23 korrik 2015

Sot, EULEX-i ua dorëzoi tri njësive të Policisë së Kosovës (PK) 37 automjete dhe 37 bagazhe metalike.

Deklaratë e EULEX-it lidhur me themelimin e Dhomave të Specializuara

07 korrik 2015

Në lidhje me raportet e publikuara sot pasdite në mediat e Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara...

Maj 2015

Aktgjykimi për rastin Drenica 2

27 maj 2015

Sot, trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e shpalli aktgjykimin për rastin Drenica 2.

Aktgjykimi për rastin Drenica 1

27 maj 2015

Sot, trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e shpalli aktgjykimin për rastin Drenica I.

EULEX-i e shënon Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë

16 maj 2015

Më 17 maj, Misioni EULEX do ta ngrejë flamurin Ylber në objektin e ish-Farmedit, duke e shënuar Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.

Organet më të larta gjyqësore të Kosovës, Zyra e BE-së dhe EULEX-i e nënshkruan "Marrëveshjen Kompakte" të dytë për ta përkrahur sundimin e ligjit

14 maj 2015

Sot, Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPSL) i përbërë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE dhe Misioni...

Një person i lënduar pas incidentit me helikopter në aeroportin e Prishtinës

12 maj 2015

Më 12 maj 2015, në orën 15:00 në aeroportin e Prishtinës një helikopter në pronësi dhe i drejtuar nga kompania “Starlite Aviation”, i kontraktuar nga Misioni i EULEX-it në Kosovë për të ofruar shërbime transporti, ka pësuar një aksident gjatë një aterrimi emergjent.

Prill 2015

Përgjigja e EULEX-it ndaj pohimeve për gabime në lidhje me zhvarrimet

30 prill 2015

Mediat kanë publikuar raportime të pasakta më 28 dhe 29 prill lidhur me zhvarrimin në fshatin Llaushë.

Në fshatin Llaushë gjinden mbetje mortore

27 prill 2015

Në dhjetor 2014 gjatë një vizite gjurmimi në një varr të dyshuar në zonën e fshatit Llaushë të Skenderajt, e cila nuk kishte të bënte me këtë rast, një banor i fshatit Llaushë e ka kontaktuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore duke ju bërë me dije për një lokacion të një varri të mundshëm në varrezat e fshatit.

EULEX-i në përgjigje të operacionit të arrestimit

23 prill 2015

Përkitazi me lajmin e djeshëm lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga një gjyqtar ndërkombëtar për një person i cili tashmë gjendej në burg, EULEX-i e konsideron çështjen të jetë kompetencë e institucioneve relevante të Kosovës.

Sqarim nga Shefi i Misionit EULEX Gabriele Meucci

22 prill 2015

Më 20 prill 2015, Prokurori i EULEX-it Heikki Wendorf, ia ka drejtuar një letër Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në të cilën i është referuar një informate që kishte të bënte me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksander Lumezi.

Lirohen dy të pandehur në rastin Zymberi

20 prill 2015

Më 20 prill, trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës shpalli aktgjykimin për lëndën penale Pnr. 59/2014. Kjo lëndë ka të bëjë me vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës Enver Zymberi, i cili u vra më 26 korrik 2011, gjatë sulmit kundër kolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës.

Sot u bë varrimi i mbetjeve të 21 viktimave

17 prill 2015

Sot u varrosën mbetjet e 21 personave, të cilat Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) ua ka dorëzuar këtë javë familjeve të tyre.

Hapi i parë në dorëzimin e mbetjeve mortore të 28 viktimave të gjetura në Rashkë tek familjet e tyre

02 prill 2015

Sot, Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) është takuar me familjet e 28 viktimave, të cilat ishin gjetur vitin e kaluar në varrezën masive në Rudnicë, Rashkë.

Mars 2015

Informimi publik lidhur me procedurat gjyqësore transferohet tek institucionet e Kosovës

27 mars 2015

Sot në një letër të përbashkët të nënshkruar nga udhëheqësit e EULEX-it, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Institucionet e Kosovës marrin përsipër përgjegjësinë për informimin e mediave dhe të publikut të gjerë lidhur me të gjitha aktivitetet gjyqësore në Kosovë.

Dhjetë të arrestuar pas një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Policisë së EULEX-it

25 mars 2015

Sot, Njësia rajonale e hetimeve Mitrovica Jug e Policisë së Kosovës dhe Njësia kundër krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it, kanë kryer bastisje në gjashtë lokacione në komunën e Vushtrrisë.

Zhbogar dhe Meucci paraqitën faktet para Krasniqit

13 mars 2015

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, dhe Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Gabriele Meucci, takuan dje z. Jakup Krasniqi, Kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA-s.

Meucci e përshëndet takimin ndërmjet Drejtorëve të Policisë të Kosovës dhe të Serbisë

11 mars 2015

Sot, Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci e përshëndeti takimin e mbajtur në Beograd më 10 mars 2015 ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe Drejtorit të Policisë së Serbisë Milorad Veljović.

Deklaratë për shtyp nga Gabriele Meucci, Shef i misionit EULEX

08 mars 2015

Sot EULEX-i do t’u bashkohet shumë njerëzve të botës në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ditë kjo ku do të kemi mundësi të festojmë të arriturat e grave duke e pranuar edhe nevojën dhe thirrjen për një barazi më të madhe. Ky po ashtu është një moment për të reflektuar për luftën me të cilën gratë akoma ballafaqohen nëpër botë për arritjen e një barazie më të madhe.

Lirohet një i pandehur në Pejë

06 mars 2015

Më 3 mars 2015, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendas, pas shqyrtimit gjyqësor kryesor të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës, e shfajësuan të pandehurin K.H. në lidhje me veprën penale Vrasje e Rëndë. Trupi gjykues vlerësoi se ekzistonin rrethana, të cilat e përjashtonin përgjegjësinë penale të pandehurit dhe nuk ishte vërtetuar që i akuzuari e kishte kryer veprën për të cilin akuzohej.

Shkurt 2015

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt negociohet marrëveshja për pranim të fajësisë

27 shkurt 2015

Më 25 shkurt 2015, në Gjykatën Themelore të Ferizajt (dega në Kaçanik) një trup gjykues i përzier, i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendas, e konfirmoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë të negociuar ndërmjet PSRK-së dhe të pandehurit R.A. nga Ferizaj. I pandehuri ishte i akuzuar për Shkaktim të Rrezikut të Përgjithshëm, Posedim të Paautorizuar të Armës së Zjarrit dhe Përdorim të Paligjshëm të Armës së Zjarrit.

Ministri i Drejtësisë dhe shefi i EULEX-it diskutuan prioritetet e drejtësisë

11 shkurt 2015

Sot, Gabriele Meucci, Shefi i Misionit të EULEX-it takoi Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi. Ministri informoi Shefin e Misionit lidhur me marrëveshjen ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për integrimin e gjyqësisë të lehtësuar nga Brukseli.

Aktgjykim për një rast të ushtrimit të ndikimit në bashkëkryerje

05 shkurt 2015

Dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dy të pandehurit H.T. dhe B.D. u dënuan për veprën Ushtrim i ndikimit në bashkëkryerje në shkelje të Neneve 345 (1) dhe 23 të KPK 2003.

Janar 2015

Ngritet aktakuzë në një rast të terrorizmit

26 janar 2015

PSRK ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës të premten kundër pesë të pandehurve të akuzuar për vepra të ndryshme lidhur me terrorizmin, përfshirë – organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist;

Ngritët aktakuzë për një rast të krimit të organizuar

20 janar 2015

Dje, PSRK-ja ka ngritur një aktakuzë kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale, përfshirë – krim të organizuar; furnizim, transportim, këmbim apo shitje të paautorizuar të armëve; mashtrim; dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit.

Ngritët aktakuza për një rast të korrupsionit në KEK

16 janar 2015

PSRK-ja e ka ngritur një aktakuzë për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Për komunikatat për media më të hershme klikoni më poshtë:
2018 | 2017 | 2016 | 2015

këtu.

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu